
Jep dorëheqje ministri kroat i Financave
06 korrik 2022
| 11:55
Zdravko Mariq, ka thënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave të Kroacisë.
Mariq, ishte ai që kishte iniciuar reformën e taksave dhe për kontroll strikt të shpenzimeve. Sa për dorëheqjen ende nuk janë bërë publike arsye, raporton “Reuters”.
“Jemi falënderues për kontributin e tij në qeveri për gjashtë vjetët e fundit”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Miliq.
Kryeministri Andrej Plenkoviq menjëherë e ka gjetur pasuesin e Mariq në krye të dikasterit që në portofolin e tij ka financat shtetërore. Fjala është për profesorin e Universitetit të Zagrebit, Marko Primoraq.