Jep dorëheqje ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë
06 shtator 2019
| 16:37
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e saj.
Lajmin e ka bërë me dije Wallströmi në llogarinë e vet në “Twitter”. “Për pesë vjet i jam përkushtuar me gjithë zemër promovimit të sigurisë dhe prosperitetit të Suedisë në botë. Për t’u përballur me sfidat e mëdha të kohës sonë, duke punuar me të tjerët”.
“Tani dua të kaloj më shumë kohë me burrin tim, fëmijët e mi dhe nipërit e mbesat e mia”, ka shkruar Wallströmi.