Jep dorëheqje nga LV-ja asamblisti në Shtime, përmend ‘mungesën e meritokracisë’
29 nëntor 2024
| 13:33
Gëzim Haxhiu, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një letër, të cilën e ka lexuar në Kuvendin Komunal, Haxhiu ka përmendur arsyet parimore dhe ideologjike si shkak i dorëheqjes së tij nga LV-ja.
Ai ka përmendur edhe mungesën e meritokracisë.
“Vendosa që sot ta bëj publike dorëheqjen time nga VV-ja për aryse parimore dhe ideologjike…Pas shqyrtimit të thelluar të situatës dhe duke parë mungesën e meritokracisë në të cilën LV-ja është thirur në kohën e mëhershme, mendoj se është koha e duhur për ta marr këtë hap”, ka thënë ai.