Jep dorëheqje nga MD drejtuesja e zyrës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja
21 maj 2022
| 18:25
Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar vet Pranvera Ejupi.
“Dje kam dhënë dorëheqje”, u shpreh Ejupi.
E pyetur se cila është arsyeja e dorëheqjes, ajo nuk ka pranuar të flas.