Jep dorëheqje presidenti i Mianmarit
Presidenti i Mianmarit, Htin Kyaw, ka dhënë dorëheqje, ka bërë me dije zyra e tij.
Arsyet për vendimin nuk janë dhënë, por ka pasur shqetësime në rritje, muajve të fundit, për shëndetin e presidentit 71-vjeçar.
Htin Kyaw është betuar si president në vitin 2016, pas zgjedhjeve që u kanë dhënë fund dekadave të udhëheqjes ushtarake.
Por, ai ka qenë kryesisht udhëheqës ceremonial, pasi liderja e opozitës, Aung San Suu Kyi, vepron si presidente de facto.
Nënpresidenti Myint Swe, ish-gjeneral, do të marrë detyrën e presidentit derisa të zgjedhet i riu brenda shtatë ditësh.
Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë.
Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president.
Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik. (Rel)