Jep dorëheqje presidentja e Hungarisë
10 shkurt 2024
| 19:06
Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen. Katalin Novak është përballur me presione dhe kritika të forta, për shkak të një vendimi të saj të marrë nga vetë ajo për faljen e një të dënuari për abuzim seksual të fëmijëve.
46-vjeçarja njoftoi në një mesazh televiziv të shtunën se do të tërhiqej nga presidenca, një detyrë që e mban që nga viti 2022.