Jep dorëheqje prokurori që hetonte listat e veteranëve të UÇK-së

15 gusht 2018 | 10:33

Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Lajmin për “kallxo.com” e ka konfirmuar prokurori Sylë Hoxha.

“Prokurori Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje dhe se nga data 13.08.2018 nuk është prokuror në PSRK dhe në sistemin prokurorial të Kosovës”, ka thënë Syla.

Megjithatë, Syla nuk ka folur për arsyet e dorëheqjes së prokurorit Blakaj.

“Nuk ka dhënë ndonjë arsye se përse ka dhënë dorëheqje përveç se për bashkëpunimin e gjertanishëm ka falënderuar të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët – stafin mbështetës. Kështu që ne nuk kemi njohuri të tjera përveç njoftimit që prokurori Elez e ka bërë”, ka deklaruar prokurori Syla.

Blakaj ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër viktimë shqiptare është konfirmuar mes personave që kanë…