Jep dorëheqje Teo Hojc
01 mars 2020
| 17:16
Slloveni Teo Hojc ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të KB Sigal Prishtinës, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar klubi kampion i Kosovës në basketboll të dielën nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Është fakt që skuadra jonë në kohët e fundit nuk po përformon në nivelin e pritur, për këtë arsye ndjej obligim të marrë përgjegjësi. Unë dua t’u informoj se po jap dorëheqje nga posti i kryetrajnerit”, është thënë në letrën e trajnerit Hojc drejtuar klubit. Prishtina të shtunën u mposht 89:82 në Prizren nga Bashkimi.