Jep dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë
01 gusht 2023
| 16:18
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ushtronte deri më tani.
Angazhimi i Hotit tashmë do të jetë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë Hoti përmes një postimi në “Facebook”.
“Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14-vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.