Jep dorëheqjen ministri i Tregtisë së Serbisë, shkak tragjedia në Novi Sad
Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Tomislav Momiroviq ka dhënë dorëheqjen.
“Ju njoftoj se po jap dorëheqje nga pozita e ministrit të tregtisë së brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Momiroviq.
Momiroviq ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Në dorëheqjen e tij ai ka theksuar edhe këto: “I jam mirënjohës presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për besimin dhe çmimin e tij. Unë jam gjithmonë këtu për të dhe për Serbinë”.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mbrëmë ka deklaruar se pret dorëheqje të reja si në Qeverinë e Serbisë ashtu edhe gjetkë për shkak të tragjedisë në Novi Sad.
“Përgjegjësia nuk mund të shmanget, edhe kur je krejtësisht i pafajshëm dhe kur gjithçka të ndodh rastësisht, duhet të ketë përgjegjësi në një vepër penale sepse 15 persona nuk kanë vdekur për fajin e tyre, por sepse dikush nuk e ka bërë detyrën si duhet dhe në përputhje me ligjin”, ka thënë presidenti i Serbisë.