Jepet alarmi në SHBA: Evakuohuni menjëherë, çarja e digës së liqenit është e pashmangshme
Banorëve pranë liqenit “Lure” në Karolinën e Veriut u është kërkuar të evakuohen menjëherë për shkak të rrezikut të shpërthimit të digës.
Autoritetet në vend kanë lëshuar një thirrje të menjëhershme pak minuta më parë, duke u kërkuar banorëve të shkojnë në zona të larta, pasi “dështimi i digës së liqenit Lure, është i pashmangshëm”.
Prej ditës së djeshme, niveli i ujit në liqen ka arritur në masën kritike, ndërsa shkarkimet kanë qenë të vazhdueshme duke bllokuar një pjesë të madhe të autostradës që kalon më poshtë.
Florida, Karolina e Veriut, ajo e Jugut dhe Xhorxha po përballen me përmbytje të mëdha të shkaktuara nga uragani Helen.
Nëse diga 36 metra e lartë e liqenit do të shpërthente, do të ishte një ngjarje e përmasave katastrofike për zonën.
Flash Flood Emergency continues for Rutherford County, NC until 2:00 AM EDT pic.twitter.com/9KvL5Z3gdn
— NWS GSP (@NWSGSP) September 27, 2024