Jepet çmimi Nobel për Paqen

05 tetor 2018 | 12:28

Denis Mukwege dhe Nadia Murad janë fituesit e çmimit Nobel për Paqen.

Të dy laureatët kanë një kontribut themelor për t’u përqendruar në luftimin e krimeve të luftës.

Denis Mukwege është ndihmësi që e ka kushtuar jetën e tij për të mbrojtur këto viktima. Nadia Murad është dëshmitari i abuzimeve të kryera kundër vetes dhe të tjerëve.

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. Këtë vit kanë qenë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, ka njoftuar Komiteti i Nobelit.

Kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve pas asaj në vitin 2016.
Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka refuzuar ofertën që u…