Jepet viza e fundit turistike nga Gjermania
18 dhjetor 2023
| 11:59
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon kjo ambasadë për qytetarët e Kosovës.
Kjo ka ndodhur vetëm disa ditë para liberalizimit të vizave të qytetarëve nga Kosova.
Me këtë rast, Rohde ka thënë se e ka mbajtur premtimin që e ka dhënë rreth liberalizimit të vizave të kosovarëve, njofton Klan Kosova.
Ndërsa personi që e ka pranuar këtë vizë ishte Bujar Rrustemi nga Vushtrria, i cili ka thënë se se ndihet i lumtur që do të shkojë në Gjermani për vizitë te familjarët.
Ai ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.