Jepini fund izolimit, miratojeni demarkacionin
23 shkurt 2018
| 09:10
Ish-shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), aktualisht anëtar kryesie i kësaj partie, Adem Grabovci, u ka bërë thirrje deputetëve t’i japin fund izolimit të Kosovës, duke votuar në favor të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Grabovci ka thënë se mbajtja pezull e këtij procesi dëmton interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Po ashtu, ai ka thënë se mosvotimi i demarkacionit dëmton edhe raportet e Kosovës me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.
Grabovci ka theksuar se deklarata e përbashkët e dy presidentëve lejon korrigjimin e demarkacionit nëse ka pasur lëshime.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)