Jeremiqi kërkon votën e serbëve për ta refuzuar planin franko-gjerman

20 nëntor 2023 | 12:11

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili ka qenë më i zëshmi qysh që nga pranimi i planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, garon në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit me të njëjtin motiv: “refuzimin e marrëveshjes bazike dhe pamundësimit të zbatimit të tij”.

Jeremiqi, i cili këtë marrëveshje e ka quajtur asgjë më pak e as më shumë se “njohje përfundimtare” të Kosovës nga Serbia, ka thënë se synon largimin e saj nga obligimet e ndërmarra nga Serbia.

“Interesat partiake tejkaluan interesat nacionale. Interesi kombëtar i Serbisë është refuzimi i planit franko-gjerman, ky është rreziku i drejtpërdrejt që e kemi para vetes”.

“Vota për Partinë Popullore Serbe është votë për të refuzuar planin franko-gjerman, një votë për të ndaluar minierat e litiumit dhe së treti, një votë për të ndryshuar sistemin në të cilin jetojmë. Këto tre gjëra që ne ofrojmë do të jenë tre gjërat që do të udhëheqin sjelljen tonë politike edhe pas zgjedhjeve”, ka thënë Jeremiqi, raporton “Nova.rs”.

Kujtojmë se Jeremiq ka mbledhur nënshkrime të qytetarëve serbë kundër marrëveshjes bazike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i familjes së Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se…