Jeremiqi: Kosova do të anëtarësohet në OKB, mund të bashkohet me Shqipërinë

21 tetor 2018 | 16:49

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është duke përshpejtuar negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.

Siç raporton “FoNet”, Jeremiqi ka thënë se “demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”.

Ai ka thënë se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë. “Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, ka thënë Jeremiq.

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Jeremiqi, ka theksuar se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”.

“Vuçiqi është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, ka deklaruar Jeremiqi, duke shtuar se presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit e ka befasuar liderin e IPKO Superligës,…