Jeremiqi: S’ka zgjidhje të shpejtë për Kosovën, pavarësisht nga zgjedhjet në ShBA
04 nëntor 2020
| 13:54
Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet së shpejti, pavarësisht se kush do të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, Ballkani është një “përparësi relativisht e ulët” për politikën e jashtme amerikane dhe nuk do të ketë ndryshime të politikës ndaj këtij rajoni.