Jessie J i kundërpërgjigjet komenteve negative për moshën
Jessie J i është kundërpërgjigjur komenteve negative të përdoruesve të internetit, të cilët shprehen se ajo është ‘plakur’.
Këngëtarja e “Price Tag”, 35-vjec, ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka mbrojtur pamjen e saj.
Krijuesja e hitit, e cila fitoi famë me publikimin e albumit të saj debutues “Who You Are” në 2011, tha se i pëlqen të duket sikur ka ‘jetuar një jetë’.
Ajo ka shkruar: “Më bën gjithmonë të qesh kur shoh një koment në postimet e mia “Ajo duket më e vjetër”, “Shikoni u plak”.
“Në fakt jam. E urrej që ka disa njerëz që mendojnë se të qënurit në syrin e publikut apo të qënit një performuese, nuk plakesh. Nëse do të ishte kjo pjesë e marrëveshjes, nuk do të isha larguar nga shtëpia diskografike me të cilën po punoja. Bëj shaka”.
“Më pëlqen të dukem sikur kam jetuar një jetë dhe nëse një ditë do të ndryshoja do të isha i sinqertë për këtë. Por tani për tani… Unë personalisht nuk kam botox apo filler apo modifikoj fotot e mia”
‘Dhe asnjë hije për ata që e bëjnë këtë. Zgjedhja personale gjithmonë. Por unë jam 36 vjeç muajin tjetër dhe më pëlqen që fytyra ime ka një histori për të treguar.’
Albumi më i fundit i Jessie-t “This Christmas Day” u publikua në vitin 2018 dhe më parë ajo shërbeu si anëtare e jurisë në The Voice dhe The Voice Kids.
Në shtator 2023, ajo njoftoi se kishte ndarë rrugët me kompaninë e saj diskografike “Republic Records” pas 17 vitesh.