Jessie J shfaqet pa grimë dhe me një model të ri flokësh
15 dhjetor 2017
| 10:51
Këngëtarja Jessie J njihet për performancat e saj të veçanta në koncerte. Kur vjen puna për të bërë blerje, këngëtarja e hitit “Price Tag” shfaqet krejt ndryshe.
Me një pamje pa grimë dhe një model të ri flokësh të prera shkurt, Jessie J është fotografuar në Los Angeles teksa kishte veshur një palë xhinse të prera që ekspozojnë kyçin e këmbës, kombinuar me një bluzë Gucci që kushton 500 dollarë.