Jesus Navas i jep lamtumirën Spanjës pas 15 vitesh
14 korrik 2024
| 17:30
Kapitenët e kombëtares së Spanjës si Alvaro Morata dhe Dani Carvajal kanë vendosur që të lënë Jesus Navas në konferencën për shtyp përpara finales së Berlinit.
E kanë bërë sepse në moshën 38-vjeçare kapiteni i Sevijes do t’i thotë lamtumirë kombëtares pasi është shpallur kampion bote në vitin 2010 dhe i Europës në vitin 2012.
Ai ka fituar edhe Ligën e Kombeve dhe shpreson që ta mbyllë me Europianin e Gjermanisë. Ai ka debutuar në kombëtare në moshën 14 shtatorin e vitit 2009 në miqësore me Argjentinën.
Pas 15 vitesh karrierë me kombëtaren e tij Navas u shpreh:
“Jam shumë krenar për atë që kam arritur në karrierën time dhe shpresoj që ta mbyll me një fitore në Europian”.