Jesus në bisedime me Arsenalin
Agjenti i Gabriel Jesus, Marcelo Pettinati, ka konfirmuar se i pëlqen “projekti” i ofruar nga Arsenali, por gjithashtu pretendon se “Topçinjtë” do të përballen me konkurrencën e gjashtë klubeve të tjera për sulmuesin e Manchester Cityt.
Jesus nënshkroi për Cityn në vitin 2017 kur përfundoi një transferim prej 27 milionë funtesh nga skuadra braziliane Palmeiras, dhe që atëherë ka fituar nëntë trofe vendas në stadiumin “Etihad” – duke përfshirë tre tituj të Premierligës.
Megjithatë, sulmuesi i talentuar nuk ka qenë gjithmonë një titullar i rregullt nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe “GOAL” raporton se ai do të ishte i hapur për një transferim të verës për të siguruar një rol më të rëndësishëm.
Përfaqësuesit e Jesus hapën bisedimet me Arsenalin muajin e kaluar pasi Mikel Arteta kërkon të forcojë opsionet e tij sulmuese në “Emirates Stadium” për sezonin 2022-23.
Pettinati thotë se Jesus është tërhequr nga një fillim i ri me Topçinjtë, por gjithashtu ka zbuluar se ka disa klube të tjera në garë për nënshkrimin e tij.
“Ne patëm bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesus, na pëlqen projekti – është një mundësi që po e diskutojmë”, tha agjenti i Jesus për Fabrizio Romano.
“Ka edhe gjashtë klube të tjera të interesuara për Gabrielin – ai është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Man Cityn, do ta shohim”, përfundoi agjenti i tij.
Jesus po tërheq kaq shumë vëmendje si rezultat i rekordit të tij mbresëlënës të shënimeve në City, me 95 gola të regjistruar në 234 paraqitjet e tij të para për klubin në të gjitha garat.
Ai gjithashtu ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Manchester, që do të thotë se tani mund të jetë shansi i fundit për kampionët e Premier Ligë për të fituar para nga braziliani.