Jesusi, afër Arsenalit

16 maj 2022 | 13:12

Gabriel Jesus do të jetë i sakrifikuari i Manchester Cityit në verë pas transferimit të Erling Haaland. E ardhmja e brazilianit me shumë mundësi do të jetë Arsenali.

Sipas “football.london”, “Topçinjtë” e kanë prioritet sulmuesin brazilian për të rritur forcën sulmuese sezonin e ardhshëm, që mund shënojë rikthimin i tyre në Ligën e Kampionëve.

Sipas Fabrizio Romanos, gazetar italian të specializuar për lëvizjet e futbollistëve, klubi londinez është duke finalizuar ofertën, që do t’ia paraqesë Manchester Cityt për brazilianin, e cila do të ishte rreth 40 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që Ukraina përballet me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit…