Jesusi tërheq vëmendjen e klubit spanjoll
31 tetor 2022
| 11:27
Gabriel Jesus gjatë verës u transferua në Arsenal nga Manchester City dhe forma e lartë e treguar në këtë edicion ka bërë që Real Madridi të shpreh interesim për transferimin e tij.
Jesus ishte pranë spanjollëve këtë verë, por nuk mundën ta transferonin për çështje të pasaportës së tij.
Trajneri Carlo Ancelotti e admiron brazilianin dhe sipas “Goal.com”, Jesus është në listën e ngushtë të lojtarëve të përpiluar nga tekniku italian. Sulmuesi brazilian shihet si zëvendësues ideal për francezin Benzema.