Jeta e Justin Bieberit do të pasqyrohet në këngë

26 dhjetor 2019 | 11:37

Justin Bieberi u ka bërë një dhuratë fansave për Krishtlindje, duke konfirmuar se do të bëjë një rikthim të madh në vitin 2020.

Ylli kanadez i popit zgjodhi 24 dhjetorin për të njoftuar se do të nxjerrë në treg një këngë të re, të titulluar “Yummy”, më 3 janar.

Më pas kënga do të shoqërohet me një album të pestë që nuk është emëruar ende.

25-vjeçari gjithashtu zbuloi se do të udhëtojë në ShBA dhe vendlindjen e tij në mes të majit dhe shtatorit për të bërë një tur muzikor. Këngëtari njoftoi se do të shfaqet edhe në një dokumentar të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ed Sheeran u dha një lajm të keq fansave në…