Jeta e njeriut është më e shtrenjtë se xhamia

19 maj 2020 | 08:34

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka shprehur mendimin mbrëmë për pandeminë Covid-19. Ai ka folur edhe rreth çështjes se a është kjo sprovë nga Zoti apo është krijuar nga dora e njeriut.

“Mund të jetë ashtu, mund të jetë ashtu. Nuk jam i sigurt sepse ende ka thashetheme. Për mendimin tim, më shumë anoj që nuk është dorë e njeriut. Zoti ka desht me ja qu një mesazh njeriut. Njeriu e ka marrë rolin e tjetërkujt në tokë. Nuk jam i sigurt nëse është krijuar nga dora e njeriut apo e ka dërguar Zoti”, ka theksuar ai në “TV Dukagjini”.

Ai ka thënë se njerëzve u ka humbur rruga në oborr në luftën kundër pandemisë.

“Jeta e njeriut është më e shtrenjtë se xhamia. Gjaku i njeriut është më i shtrenjtë se rrëzimi i të gjitha xhamive. Qe sa muaj jemi na me pandemi, kurrë asnjëherë nuk vërejta as nuk pashë se njëri prej televizioneve në fillim të pandemisë ka thirrë ndonjë teolog dhe me konsultu a ka shërim kjo punë fetarisht. Tulifar lloje të shtresave kanë ftu, nga ata që dinë shumë deri tek ata që s’dinë kurrgjo”, ka shprehur mendimin Krasniqi.

“Grip është, për atë arsye mbi 90 % e tyre shërohen. Nuk është aq i rrezikshëm. Feja jonë flet për këtë: ‘O njerëz, nëse dëgjoni për një sëmundje ngjitëse e cila është përhapur, nëse nuk je në atë vend mos shko, por nëse je aty ku të ka godit sëmundja, mos shko”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën dhe të mërkurën priten shtrëngata me shi. ‘Prishtina…