“Jeta është e bukur por ka momente gri..” Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!
Nëpërmjet një postimi në Instagram ka realizuar një selfie ku shihet teksa po jep gjak.
Së fundmi Wanda Nara i ka dhënë fund misterit për të ardhmen e saj profesionale dhe konfirmoi se do t’i bashkohet një projekti të ri, edhe pse këtë herë ai nuk do të jetë në Argjentinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo duke folur në italisht pasi do të jetë në “Ballando con le Stelle” në Itali. Si rezultat i kësaj, shumë ndjekës pyesnin se si vazhdon të jetë gjendja e saj shëndetësore pasi të jesh pjesëmarrëse në një garë kërcimi përfshin një angazhim dhe një punë mjaft të madhe dhe sigurisht lodhja fizike nuk mungon.
Dhe megjithëse nuk i pëlqen të flasë shumë për këtë temë publikisht, Wanda këtë të enjte tregoi se si është gjendja e saj shëndetësore. Nëpërmjet një postimi në Instagram ka realizuar një selfie ku shihet teksa po jep gjak. Bashkë me foton, Wanda ka shkruar:
Një sëmundje. Frika e pritjes së një rezultati. Jeta është e bukur por ka momente gri. Megjithëse shoh gjithmonë gjithçka, edhe të keqen dhe pozitiven.
Deri më tani ajo që dihet publikisht është vetëm ajo që ka thënë prezantuesja me Telefe Noticias, gjersa theksoi se po përpallej me një sëmundje dhe se do t’i nënshtrohej trajtimit përkatës.