Jeta ikën shpejt
03 shkurt 2021
| 11:58
Dikur e zgjuar me gëzimin beharor
Me fustanin e blert aromë armani
Çantën e krahut përplot buzèkuq
E lakmuar pèr çdo sy njeriu në rreth.
Më pas e bekuar në krahët e dashurisë
Në rrugëtimin jetësor plot shëndet
Bashkè me endrrat pèr një jetë të lulme.
Qafègastare me shkëlqim dielli
Arkë e mbushur flori prej fjalëve
E lakmuar, këndshëm për t’u dëgjuar.
Tani e vetme, flas me natën memece
Pa gojë njeriu rri e dëgjoj heshtjen time
Numëroj barnat dhe ditët e mbetura.
Shikimi i venitur u tretë pa një bojë
Rrugètimet e dikurshme thyen udhë
Unë mbeta rojë e netëve të huaja.
Tanimë e nemur,nuk di pse?
Viktimë e kohës së ikur
Dhe vonë të kuptuar.
02.02.2021
Valbona R.Hadri