Jeta luksoze e ‘miliarderit më të ri në botë’, zotëron një rezidencë dhe makina luksoze që 10 vjeç (FOTO)
Një djalë 10 vjeç duket se tani e kanë zili njerëz nga e gjithë bota pasi u cilësua si “miliarderi më i ri. Ai është Mompha Junior dhe ka në pronësi një rezidencë dhe makina luksoze.
Ai ishte vetëm 6 vjeç kur u bë me shtëpinë e tij të parë. Por jo vetëm kaq, pasi i mituri ka gjithashtu edhe një shumë të konsiderueshme parash në llogarinë e tij.
Mompha Junior dyshohet se ka mbi 12 milionë paund dhe mbi 6 miliard në Naira nigeriane, duke e bërë atë teknikisht anëtarin më të ri të klubit të miliarderëve në botë.
Djali nigerian, i cili njihet gjithashtu se vesh rroba luksoze nga Gucci dhe Versace, është djali i vetëm i yllit të internetit, Ismailia Mustapha, i njohur si “Mompha Senior”.
“Të zotërosh shtëpinë tënde është një nga ndjenjat më të mira të të gjitha kohërave. Nuk mund të përshkruhet me fjalë, nuk mund të matet me para. Pronësia e shtëpisë është një ndjenjë që ia vlen të përballosh përditshmërinë e jetës”, ka thënë babai i 10-vjeçarit pasi i dha atij rezidencën e tij të parë.
Sipas Mustapha-s, kur ke një shtëpi tënden është mirë pasi pas të gjitha uljeve dhe ngritjeve ke një vend ku të shkosh.
“Ke një vend që nuk do të të gjykojë kurrë dhe që të fton gjithmonë me krahë hapur. Urime djali im për shtëpinë tënde të re. Dhurata jote e ditëlindjes nga babi”, shprehej ai.
Mompha Senior, emri i vërtetë i të cilit është Muhammed Awal Mustapha, shpesh pozon për ndjekësit e tij në rrjetet sociale përpara makinave të shtrenjta si “Lamborghini Aventador” dhe një “Bentley”, ndonjëherë së bashku me motrën e tij të vogël Fatima.