JETA NË RRUGËTIM E HAKI MORINËS

17 shtator 2018 | 21:20

Lulëzim ETEMAJ

Sapo pash një film amerikan të bazuar në një ngjarje të vërtetë nga Lufta e Dytë Botërore, ku në kampin japonez të robërve torturoheshin ushtarët amerikanë në mënyrë të tmerrshme.
(Haki Morina, “Jetë në rrugëtim”, Shtëpia Botuese “Lena”, Prishtinë 2018, faqe 114)
Unë sapo e mbarova së rilexuari këtë libër të Haki Morinës dhe, si të isha në një kino gjigande filmi, pashë Hakiun dhe shumë bashkëvuajtës të tij, se si torturoheshin fillimisht nga udbashët dhe gardianët shqiptarë e më pastaj edhe të kombeve tjera, parasëgjithash atij serb, vetëm pse kërkonin liri, statusin e Republikës për Kosovën, të drejta njerëzore dhe kombëtare.

Pash poashtu vullnetin e tyre të çelniktë për të dhënë gjithçka nga vetja e tyre, pa u thyer asnjëherë, në funksion të suksesit të përpjekjes së tyre. Nuk mund të presish faktikisht asgjë më pak nga gjenerata e tij, kur që në moshë 17-18 vjeçare e ka përzgjedhur heroin, në këtë rast hiq më pak se Adem Demaçin, dhe shpreh hapur dëshirën dhe përcaktimin për t‘u bërë si Adem Demaçi, siç shprehet Haki Morina në këtë libër, faqe 27.

Ushtarët amerikanë, robër, mbase shumë prej tyre edhe nuk jetojnë më, porse SHBA tashmë është kryefjala e rendit demokratik botëror.
Haki Morina i ka mbijetuar torturat dhe ferrin, por ka bashkëvuajtës dhe bashkëveprimtarë të tij që nuk ia kanë arritur t‘i dalin mbanë të gjallë sfidës. E ka mbijetuar sfidën dhe falë luftës së UÇK-së, themelues dhe drejtues të së cilës ishin bashkëveprimtarë dhe bashkëvuajtës të Haki Morinës, Kosova ka fituar lirinë dhe statusin e Republikës. Gjithsesi që kjo paraqet një shpagim të madh, si për përpjekjet dhe vuajtjet e tij, të rrëfyera me mjeshtri në këtë libër, që meritueshëm hyn në grupin e librave që lexohen me një frymë, ashtu dhe për flijimet dhe luftën mbinjerëzore të luftëtarëve të UÇK-së.

Përmes librit “Jetë në rrugëtim”, autori Haki Morina, me anën e rrëfimit të tij të rrjedhshëm, të strukturuar e të begatuar me spontanitet, ia ka dalur me sukses t’u sjellë lexuesve të të gjitha gjeneratave, posaçërisht të gjeneratës së re, një akt të rëndësishëm të dramës së Kosovës, përkatësisht të rrugëtimit të lirisë së saj. Gjithsesi libri i tij, “Jetë në rrugëtim” e pasuron dhe bën më të begat letërsinë memoaristike shqiptare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur në "Puls" të…