
Jeta Statovci zgjedhet kryetare e Listës Guxo në Prishtinë
31 gusht 2022
| 18:47
Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës së Listës Guxo në Prishtinë.
Ajo ishte e vetmja kandidate, teksa mori besimin e 270 delegatëve.
Statovci në fjalën e rastit falënderoi gjithë delegatët që i besuan, ndërsa tha se ata janë motorë të zhvillimit politik.
Në këtë kuvend kanë marrin pjesë ministrat Donika Gërvalla e Faton Peci dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, është vërejtur mungesa e deputetes Doarsa Kica-Xhelili.
Xhelili e cila kishte dhënë dorëheqje nga partia, nuk është prezente në kuvendin e degës, ndryshe nga deputetët e tjerë.