Jetë përtej Tokës?
Studiuesit besojnë se ekziston mundësia për të gjetur planetë të tjerë të rinj si Toka. Ekspertët kanë zbuluar se disa galaktika kanë shumë yje të ngjashme me Diellin.
Studimet e kryera nga ekspertë britanikë kanë zbuluar disa grupe yjesh të cilët po monitorohen për të mësuar nëse formohen në të njëjtën mënyrë në të gjithë universin.
Këto rezultate do të hedhin dritë për të kuptuar gjithashtu si formohen planetët që janë të ngjashëm me Tokën, por më të vegjël se ajo. Zbulimet vijnë pasi shkencëtarët e Institutit “Max Planck” vunë re një planet të ngjashëm me Tokën, një yll që i ngjason Diellit tonë si në madhësi ashtu edhe në temperaturën e tij në sipërfaqe.
Planeti KOl-456.04 është lokalizuar në të ashtuquajturën “zonë e banueshme”. Megjithatë, është e paqartë se si mund të jetë atmosfera e këtij planeti. Bazuar në studimin e tyre, shkencëtarët tani po përdorin simulimet kompjuterike për ta zbuluar origjinën e grupeve të rinj të yjeve që studiuan. Të dhënat e plota të këtij studimi janë botuar në revistën shkencore “Astrophysical”.