Jetëshkrimi i të ndjerit Nuhi Vinca

10 korrik 2024 | 17:06

Prof. Dr. Nuhi Vinca lindi në Veleshtë të Strugës. Është i njohur si pedagog, poet, studiues e përkthyes letrar.

Ka punuar në arsimin fillor që nga dita e parë e hapjes së Gjimnazit të Strugës (1 shtator 1960) si profesor i parë i atij gjimnazi për nëntë vite ku më pas u largua dhe u përndoq politikisht pa të drejt lëvizjeje e ushtrimi të profesionit të tij.

Nuhi Vinca nihet si poeti i parë me vepër të botuar lirike në gjithë trevën e Strugës me librin “Dallgë Jugu”. Ka botuar mbi 20 vepra me poezi për të rritur dhe për fëmijë të cilat janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.

Nuhi Vinca filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës me 1977, ku botoi 12 vepra diskursive të veçanta, nga të cilat tri janë monografi shkencore e tri antologji.

Ka të përkthyera romane, poema e poezi, tregime nga letërsia kroate, serbe, polake, maqedone etj. për lexuesit shqiptarë.

Krijimtaria e këtij shkrimtari dhe studiuesi ka qenë objekt shqyrtimi nga ana e studiuesve të letersisë dhe shkencës si: Akademik Rexhep Qosja, Esad Mekuli, Prof. Dr. Shefqet Pllana, Prof. Dr. Zini Sako, Dr. Petro Janura, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Ali Podrimja, e shumë të tjerë.

Nuhi Vinca me punën dhe veprën e tij do të jetë përjetësisht i gdhendur në altarin e trashëgimisë kulturore si pedagog, studiues e poet.

Vepra të veçanta

1965:“Këngë pune e pushimi” (poezi)

1967 “Dallgë jugu” (poezi)

1971: “Vrulle lirike” (poezi)

1972: “Një ylber për ty” (poezi)

1978: “Legjenda e peshkatarit” (poemë)

1979: “Kënga e lahutarit” (poemë)

1986: “Aty buzë liqenit” (poezi)

1989: “Sa gjuhë i di Danubi” (pozia)

1999: “Shihni si vijnë dallgët” (poezi)

2000: “Te guri i kufirit” (poezi)

2003: “Te deum laudamus” (kurorë sonetike dhe poemë për N. Terezen)

2003: “Trilogji lirike” (poezi)

2003: “Aty buzë liqenit” (poezi)

2009: “Aty buzë liqenit” (Houston, shqip dhe anglisht)

2009: “Vjersha e tregime” (prozë dhe poezi)

2011: “Çaste jetike në vargje josatanike” (poezi)

2012: “Arketipe…” (poezi)

2016: “Monologët e mërgimtarit prespan” (poezi) etj.

 

Vepra diskursive

1982: “Këngë të ndryshme popullore” (në pesë pjesë)

1989: “Lirika popullore shqiptare e dashurisë” (monografi)

1992: “Lirika popullore shqiptare në regjionin e Strugës” (monografi)

1996: “Mbi poetikën e folklorit shqiptar” (studime dhe artikuj)

2001: “Antologji e lirikës popullore shqiptare të dashurisë” (antologji)

2004: “Antologji e lirikës popullore shqiptare” (antologji)

2006: “Poetika e lirikës gojore strugane” (studim monografik)

2007: “Poetika e lirikës popullore shqiptare” (studim monografik)

2013: “Vështrime për krijimtarinë gojore e të shkruar” (vështrime shkencore)

2020: “Për lirikën gojore erotike si teori dhe ballkanike në veçanti” etj.

PËR TY

S`kalon ditë as natë që s`bëj monolog e dialog

Me vetveten për Ty

dhe i shoh si më zgjohen ndjenjat për Ty

dhe i shoh pëllumbat e kuq si më fluturojnë

kah Ti, dhe i shoh fluturat si më shkrumbohen

çdo ditë si më lënë vetëm dallëndyshet

pa Ty, unë që jetoj për Ty.

për një fjalë tënden

për diçka timen thellë ndry.

S`ka ditë as natë që s`bëj monolog dialog

me veten për Ty.

Diç e çuditshme

ngjet me mua e dashur:

një fjalë e kamotshme më ndjek

dhe as krejtësisht s`më djeg

as krejtësisht s`më shuhet

diç e çuditshme po ngjet me mua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes , Ejup Maqedonci, ka pritur në takim…