Jetësohet, fondacioni SAFI

10 tetor 2022 | 10:41

Këtë vit Safete Beqiri e humbi betejën me semundjen e kancerit të gjirit! Në kohën diagnostifikimit me kancer, Safi kishte kërkuar që në vend të luleve të krijohej një fond me anë të cilit do të ndihmoheshin gratë shqiptare që vuajnë nga kanceri. Per nder të aktivistes për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore, Safete “Safi” Beqiri, u mbajt akademi përkujtimore në Clara Kyrkan në Stokholm të Suedisë.

Prioritet jetesor i aktivistes Safete Beqiri ishte barazia gjinore. Edhe pse Suedia nga shumë vende shihet si vend ideal për femrat, vend me trajtim të barabartë ajo besonte se prapë ka shumë për t‟u bërë, p.sh gruaja ende diskriminohet nga punëdhënësi dhe pagat ende janë të pabarabarta në mes të gjinive.

Një prioritet tjetër është edhe pozita e femrës shqiptare në shoqëri në trojet shqiptare. Femra është shtylla e shoqërisë dhe pikërisht se sa një shoqëri është e zhvilluar matet me pozitën e femrës në shoqëri e impresionuar nga veprimtaria e Dora d‟Istri dhe motrave Qiriazi për përmirësimin e pozitës së femrës shqiptare ajo ishte përfaqësuese e organizatës suedeze Kvinna till Kvinna / Gruaja për Gruan/në Shqipëri si dhe themeluese e rrjeti i organizatave te grave ne Shqipëri AWEN ( Albanian Women Empowerment Network) si dhe e themeloi KAN ( Kosovo Action Network) për forcimin e barazisë gjinore në Kosovë, Shqipëri dhe Filipine.

Safete Beqiri, kishte kryer shkencat politike në Universitetin e Lundit, bashkëthemeluese e Unionit të parë të studenteve shqiptarë në Suedi (USSHS), nënkryetare dhe bashkëthemeluese e forumit të grave të reja të Partisë Socialdemokrate në Upsalla!

Akademia përkujtimore në Clara Kyrkan në kryeqytetin suedez mblodhi shumë miq dhe bashkëveprimtar të Safit nga të cilët u vlerësua lart figura e së ndjerës e cila ishtë shpirti i secilit organizim shqiptar në gadishullin skandinav!

Një falënderim i veçantë për familjaret e safit bejnë dhe për Zyrafete Loshaj, Avni Dervishin që morën këtë iniciativë për organizimin e kësaj ceremonie. Poashtu falënderim i veçantë për dy sopranot Feride Istogu Gillesberg dhe Albina Isufi të cilat nuk e kursyen veten dhe kohën për ta bërë këtë ceremoni aq të bukur me zërin e tyre engjullor. Si dhe stafin diplomatik të Kosovës e Shqiperisë të cilët erdhën në këtë ceremoni perkujtimore që jëtesohet dhe Fondacioni Safi!

Qe nga viti 2018 Safetja është diagnostifikuar me kancer të gjirit. Gjatë kësaj sfide mendja e saj ishte tek te gjitha ato gra që ballafaqohen me te njejten sfidë, veçanërisht gratë në Kosovë, të cilat janë duke kaluar të njetën situatë me buxhet vetanak. Ky fond i dedikohet dëshirës të Safetes për të ju ndihmuar ketyre grave në Kosovë.
– “Në gjithë këtë situatë me së miri të kupton ai apo ajo qe vet ka ra nga dardha.”

/Safete “Safi” Beqiri

https://gofund.me/c899a1e6

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara…