Jetimat e Ballkanit dhe komuna e Lipjanit dhurojnë 10 shtëpi për skamnorët
22 janar 2020
| 16:18
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë bërë shpërndarjen e çelësave të 10 shtëpive që janë ndërtuar në territorin e Lipjanit për familjet në nevojë.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti, ka thënë se ndihet mirë dhe mirënjohës ndaj shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lipjan.
Ndërsa Halil Kastrati është zotuar se edhe vitin 2020 do të vazhdojë bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit për t’ju dalë në ndihmë familjeve skamnore.
Ndërtimi i këtyre shtëpive është mundësuar nga bashkëfinancimi i Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.