‘Jetimat e Ballkanit’ investojnë mbi 60 mijë euro në spitalin e Prizrenit
Themeluesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë me dije se kjo shoqatë do të investojë mbi 60 mijë euro në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit
“Pas takimeve mes përgjegjësve të shoqatës dhe drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, prof. dr. Afrim Avdaj u vendos që Jetimat e Ballkanit të investojnë në renovimin e një hapësire mbi 350 metra katrorë në një nga repartet e spitalit e cila pjesë do të shfrytëzohet si shërbim i veçantë, i pari në nivel të Kosovës, si spital ditor për pacientët e regjionit të Prizrenit”.
“Përveç spitalit ditor shoqata do të investojë edhe në një fontanë në oborrin e spitalit ku do të jetë në shfrytëzim për ujë të pijshëm për pacientë, personel dhe vizitorë. Këtë investim e kemi parë si ndihmë urgjente që t’u dilet në ndihmë pacientëve në nevojë. E gjithë kjo falë jush donatorë të nderuar. Në fotografi do të gjeni detajet tjera. Më vonë do të bëjmë publike videon e këtij projekti. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë!”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/