‘Jetimat e Ballkanit’ ndërtuan 15 shtëpi në Podujevë gjatë vitit 2018
26 dhjetor 2018
| 16:10
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim humanistin Halil Kastrati, i cili është kryetar i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Në këtë takim, Veliu e ka falënderuar humanistin Kastratin për kontributin e shoqatës që ai drejton, për të ndihmuar familjet skamnore.
Ndërsa Kastrati e ka informuar Veliun se shoqata “Jetimat e Ballkanit” sivjet ka ndërtuar 15 shtëpi për familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat nuk e kishin të zgjidhur çështjen e banimit.