Jetmir Topalli ia siguron një pikë ekipit të tij ndaj Gazientepit
28 nëntor 2020
| 16:27
Sulmuesi shqiptar, Jetmir Topalli, ka qenë protagonist në barazimin e ekipit të tij Yeni Malatyasporit në udhëtim te Gazientepi.
2 me 2 ishte rezultati final i këtij takimi.
Mirallas e Kana-Biyik shënuan për vendasit. Kurse për ekipin mysafir shënoi Buyuk e Topalli.
Me golin e shënuar në minutën e 90+5 Topalli ia siguroi një pikë Yenit.
Ky ishte goli i tij i parë në Superligën e Turqisë.
Topalli pas ndeshjes ka deklaruar se janë të lumtur me rezultatin.
“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë. Ne patëm vështirësi deri në fund, e dy herë ishim në disavantazh. Mund të humbnim por kurrë nuk u dorëzuam. Jam i lumtur që morëm një pikë”, ka thënë Topalli.