Jetmire Hoti-Skeraj, kandidate e PDK-së nga komuna e Dragashit
30 janar 2021
| 21:16
Aktivistja e PDK-së Jetmire Hoti-Skeraj do të garojë për deputete në listën e kësaj partie me numrin 81.
Hoti-Skeraj është e lindur 16.4.1991 në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit.
Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje, ndërsa studimet i ka përfunduar në Universitetin “UKSHIN HOTI” në Prizren, Fakulteti i Edukimit, Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Ajo është martuar në Komunë të Dragashit, ku edhe zhvillon aktivitetin si mësimdhënëse në shkollën “Ilmi Bahtijari” në fshatin Blaç po të kësaj komune.