Jeton Beqiri do ta ndajë drejtësinë në LE “Minsk 2019”

07 nëntor 2018 | 10:46

Gjyqtari ndërkombëtar i pingpongut, Jeton Beqiri, ka shënuar një tjetër arritje në karrierë. Beqiri nga Unioni Evropian i Pingpongut (ETTU) është përzgjedhur për ta ndarë drejtësinë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershorit në Minsk të Bjellorusisë.

Krahas Lojërave Evropiane, Beqiri është bërë anëtar i plotë i Komitetit të Rangimit të ETTU-së për Evropë për periudhën 2018-2020 si dhe është përzgjedhur gjyqtar suprem ndërkombëtar për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2019 në mes të Turqisë dhe Danimarkës, takim që luhet në muajin nëntor. Beqiri ishte gjyqtar i pingpongut edhe në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, në të cilat Ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medalje të artë falë xhudistes Majlinda Kelmendi.

Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet edhe në Lojërat Evropiane Minsk 2019, në të cilat synon medaljen e dytë, pas xhudistes Nora Gjakova, që kishte fituar medaljen e bronztë në Baku 2015.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokratët shpallin fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e…