Jeton Gashi, timonieri i ri i KF “Arbëria”
19 qershor 2021
| 22:57
Dobrajë e Madhe-Legjenda e futbollit në nivel vendi dhe atij ndëkambëtar, Jeton Gashi ka firmosur kontratë një vjeçare me KF “Arbëria” e Dobrajës së Madhe të komunës së Lipjanit.
Kryetrajneri i ri i klubit futbollistik “Arbëria”, Jeton Gashi përmes telefonit ka njoftuar se ndihmës të tij janë edhe Ylber Statovci e Diamant Kodrolli.
Gashi ka spikatur që synimi kryesor do të jetë rikthimi i “Arbërisë” në elitën e futbollit të Kosovës, pra në Super Ligë, ku ishte më parë.
Siq dihet K.F. “Arbëria” dhe “Trepça ‘89”, kanë rënë nga superliga e Kosovës në Ligën e parë.
Ismail Rexhepi