Jeton Kosova (Adem Demaçit)
01 mars 2021
| 12:18
Ismail Gashi-Sllovia
Sot ktheu ndriçimin
Dielli qeshet
Toka gjallon
Gjarpinjët zvarranik
Hamallxhiu ka vdekur
Nuk djersitet nga mundi
Tupanxhiu shtrëngon rrathët
Prit të fillojmë vallen
Ulur ballë ode
ditët e pajtimit
flisje me popull
Ti merrje
dorë pajtimi
I mbytem Gjarpinjtë
Me porosinë e madhe
Tre dekada myku
Deri në fladinë
Jemi mallëngjyer
Mos na merr për te madhe
Nuk jemi burra vaji
Kënga e burrit është vaj
Ti biri ynë i madh
Mësuesi entuziast
Prindi ynë i urët
Vëllai ynë i dashur
Flasim e çmallemi
Hidhemi në vaj gëzimi
Oda jonë është Kosova
Mbi toka e nënqielli ynë
Ore! sot kemi festë
Jemi të gjithë në log
Tok, Populli me ty
E Ti me popullin.
Maj 1990.