Jeton Ujkani shkarkohet nga pozita e kryesuesit të Kuvendit të Mitrovicës

31 janar 2019 | 15:10

Nën drejtimin e kryesuesit, Jeton Ujkani, e në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, dhe këshilltarëve të kuvendit të komunës, është mbajtur mbledhja e 15-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Në seancën e 15-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kryetari Bahtiri ka propozuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Në momentin kur është propozuar shkarkimi i kryesuesit, Jeton Ujkani, PDK-ja dhe AAK-ja e kanë lëshuar mbledhjen, ndërsa kryesuesi Ujkani e ka ndërprerë seancën.

Më pas kryetari Bahtiri ka thirrur mbledhje urgjente pas një ore, ku si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Seanca urgjente, nën udhëheqje të asamblistit më të vjetër, Kujtim Prekazi, me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK-së si dhe me votat e gjithsej 19 asamblistëve sa ishin të pranishëm në këtë mbledhje u shkarkua kryesuesi i kuvendit Jeton Ujkani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…