Jeton Ujkani u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës
21 dhjetor 2017
| 16:08
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, këshilltari nga radhët e AKR-së, Jeton Ujkani, është zgjedhur në raundin e tretë të votimit, më shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm e që ishin 20 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës.
Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës, të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Gani Haliti.
Para se të procedohet me rendin e ditës, para kuvendarëve dhanë betimin Safet Kamberi nga LDK-ja dhe Shyqeri Peci, nga Nisma, të cilët nuk kishin marrë pjesë në mbledhjen inauguruese.