Jeton Zarari shkarkohet nga pozita e drejtorit të Spitalit të Gjakovës

05 shtator 2023 | 20:43

Jeton Zarari, është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.

Kështu ka vendosur Komisioni Disciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Kjo u konfirmua nga ShSKUK në një përgjigje për Klan Kosovën.

Javë më parë, Spitali i Gjakovës, shkaku i temperaturave të larta i kishte ndërprerë operacionet.

Për shkak të këtij vendimi, Zarari ishte dërguar në komision disciplinor.

Para tij, në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Hilmi Shala.

Ai sërish është caktuar si ushtrues detyre në këtë pozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e gjermanëve besojnë se nuk ia vlen më të…