Jeton Zogjani: Përfshirja në politikë ishte një ‘aksident’ nga i cili shpëtova mirë!
Sonte i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin është aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani.
Zogjani ka folur për shumë tema e ndër to edhe për karrierën e tij të shkurtër në politikë dhe dështimin siç ai e thekson.
“Njerëzit janë të prirur me fol jashtëzakonisht shumë për sukseset, dhe ne si shoqëri zakonisht asnjëherë nuk kemi arrit me u ndal, dhe në rastin konkret po flas me fol me Jetonin edhe m’i gjyku veprimet të cilat t’i i ndëmerr dhe që ato herë pas here edhe mund të jenë jo të qëlluara.
Në politikë ishte një dështim fatal, ishte një mësim dhe zakonisht mësimet janë të kushtueshme, ndonjëherë të kushtojnë me lekë, nganjëherë të kushtojnë me karrierë, nganjëherë të kushtojnë që njeriu nuk di t’iu vendosë një emër por dështimi në politikë tek unë ka sjell një mësim.
E kam parë brenda për brenda organizimin strukturor edhe mënyra se si operojnë partitë politike, kjo ka qenë një shkollë që vështirë kishte me qenë me u pagu për me u mësu. Në strukturat partiake ishte e quditshme se si po funksiononte, si strukturë, si përbërje, si materie. Aty ishin pikë e pesë, kishin raste kur po shkonin në një debat televiziv, dy të deleguar nga një subjekt politik, po aty të dy me njëri-tjetrin nuk po flisnin, dmth nuk e kishin asnjë raport” tha Zogjani në Blic Interview.
Ai tutje tha se gjithë këtë eksperiencë e cilëson si një aksident nga i cili ‘ka shpëtuar mirë’.
“Si unë e kam emëru këtë eksperiencë është ‘aksident’, ka shumë raste kur njerëzit mund ta blejnë një Ferrari në një shtet të zhvilluar dhe nga vjen rrugës e then dhe nuk rregullohet më dhe duhet me e gjujt në mbeturina. Edhe unë e shoh si diçka që e kam pas një aksident në politikë por nga ky ‘aksident’ kam shpëtu mirë dhe kam mësu shumë gjëra dhe nuk besoj se do ta përsëris.
Tek ne në Kosovë, në shoqërinë tonë kosovare është një fenomen i quditshëm që aktorët janë prezentë dhe kanë mendim por që në politikë, vështirë pranohen si të tillë dhe kjo mendoj se e ka përkufizu krejt ata ç’ka u tha edhe ç’ka do të thuhet në vijim ” tha Zogjani për “Blic Interview”.