Jetullah Geci viziton liderët e UÇK-së në Hagë: Ata janë themeli i shtetit të Kosovës
Ish-komandanti i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës, Jetullah Geci, ka vizituar të enjten liderët e UÇK-së, të cilët janë duke u mbatur në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitir 2020.
Lajmin për këtë vizitë e ka bërë me dije djali i Gecit, Arbëri, i cili ka thënë se liderët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë janë themeli i shtetit të Kosovës.
“Kudo që gjendeni Çlirimtarë bashkëluftëtarët e shokët i keni krahë! Sot babai im Jetullah Geci ishte në vizitë tek shokët e tij në Hagë! Trimat tanë që po gjykohen atje janë themeli i shtetit tonë”, ka shkruar Geci në “Facebook”.
Jetullah Geci është njeri nder luftëtarët e parë të UÇK-së dhe dajë i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Në qendrën e paraburgimit në Hagë janë duke u mbajtur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.