Jevtiq kërkon nga serbët e Kosovës që të mos votohet askush tjetër përveç Listës Serbe

12 dhjetor 2024 | 11:34

Nënkryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për të mos lejuar dikë “që do të punojë kundër interesave të serbëve” të jenë në vendet e garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kuvend, si dhe në Qeverinë e Kosovës.

Jevtiq ka thënë se Lista Serbe, e cila dje ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, “do të funksionojë në interes të komunitetit serb” dhe “nuk do të lejojë asgjë që mund të dëmtojë pozitën e serbëve në Kosovë”.

Ai beson në fitimin e të dhjetë mandateve të garantuara për komunitetin serb, gjë që, thotë ai, është e rëndësishme që në Kuvendin e Kosovës “të mos jenë ata serbë që do të punojnë dhe do të miratojnë disa norma dhe rregullore ligjore në dëm të komunitetit serb sipas diktatit të dikujt nga Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dhënë garancinë…