Jevtiqi: Nuk është prioritet i Listës Serbe të hyjë në Qeverinë e re
23 tetor 2019
| 14:47
Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se kjo parti nuk e ka prioritet që të hyjë në Qeverinë e re të Kosovës.
Sipas tij nuk e kanë një prioritet të tillë “veçanërisht jo në kushtet dhe atmosferën në të cilën nuk pranohet vullneti i popullit serb në Kosovë”.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Jevtiqi ka theksuar se përgjegjësia më e madhe për krizën e mundshme institucionale, nëse me ndonjë rast shkel Kushtetutën e Kosovës në lidhje me procedurat zgjedhore të Qeverisë së re, do të jetë për ata që do ta formojnë atë qeveri, pa Listën Serbe.