Jill Biden e përfundon vizitën katërditore në Evropë
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA, Jill Biden është takuar të hënën me presidenten e Sllovakisë, Zuzana Caputova, në Pallatin Presidencial në Bratislavë.
Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Ukrainën. Bideni ka shprehur mirënjohje për mënyrën se si Sllovakia i ka mirëpritur refugjatët ukrainas.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se së pari Bideni e ka nënshkruar një libër, i cili kishte një mesazh.
“Gjatë kohës sime në këtë vend të bukur, kam parë nga afër vlerat e përbashkëta që bashkuan Sllovakinë dhe Shtetet e Bashkuara si miq, partnerë dhe aleatë. Kjo përfshin përkushtimin tonë të përbashkët për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Ne qëndrojmë me Sllovakinë ashtu siç qëndrojmë me popullin e Ukrainës”, është mesazhi që e ka nënshkruar Biden.
Pas largimit të saj nga pallati, Bideni ka udhëtuar për në aeroport për t’u kthyer Uashington, duke i dhënë fund udhëtimit të saj katërditor në Evropë, shkruan “CNN”.