Jill Biden infektohet me Covid

05 shtator 2023 | 08:17

Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden, rezultoi pozitive me koronavirus të hënën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Këtë mbrëmje zonja e parë rezultoi pozitive me Covid-19. Aktualisht ka vetëm simptoma të lehta. Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e saj në Delaware”, tha zëdhënësja e saj Elizabeth Alexandra.

Presidenti Joe Biden (80) rezultoi negativ, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar i administratës i tha CNN të hënën se nuk ka ndryshime në protokollet e Shtëpisë së Bardhë për Covid ose orarin e presidentit në këtë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se gjysmë miliardi euro janë shpenzuar vetëm në…